Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 21.07.2019 05:42

​Lenovo, ZTE dhe LG prezantojnë telefonat e mençur 5G

Seul | 23/04/2019 17:37

Prodhuesit e telefonave të zgjuar Lenovo dhe ZTE do të paraqesin pajisjet e tyre 5G deri në fund të prillit, ndërsa LG do të vonohet me V50 5G, për shkak të problemeve teknike.

Edhe pse gara, e cila ofroi telefonin e parë të mençur 5G në botë ka përfunduar pothuajse në të njëjtën kohë me lansimin e Samsung Galaxy S10 5G dhe Motorola 5G Moto Mod for Moto Z3, raundi i dytë i pajisjeve të hershme 5G vjen së shpejti  edhe pse kjo është pak e paqartë, transmeton KosovaPress.

Lenovo dhe ZTE konfirmuan se janë vetëm pak ditë nga lansimi i telefonit të ri 5G, ndërsa LG ka mbetur prapa me edicionin V50 ThinQ 5G, për shkak të problemeve në momentin e fundit.

Lenovo Z6 Pro pritet të lansohet më 23 prill. ZTE, i cili është i ndaluar në SHBA, sikurse Huwaei, pritet ta prezantojë modelin Axon 10 Pro kah fundi i prillit apo në fillim të majit. LG i Koresë së Jugut do të prezantojë më vonë modelin V50 5G.

Të gjitha këto telefona do të kenë procesorë më të fuqishëm, të tilla si Snapdragon 855 që është i aftë për të mbështetur rrjetin mobil më modern.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress