Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 20.09.2017 04:37

​Lamborghini Urus arrin më 4 dhjetor

Roma | 13/09/2017 13:54

Prodhuesi italian ka publikuar një video të shkurtër në të cilën përkujton të arriturat e veta nga e kaluara dhe paralajmëron edhe një model revolucionar për të ardhshmen- SUV Urus.

I shumëprituri Lamborghini Urus do të prezantohet zyrtarisht më 4 dhjetor të këtij viti, 24 vjet pasi përfundimit të prodhimit të modelit LM002, transmeton KosovaPress. 

Prodhuesi nga Sant' Agata në video përkujton momentet e lavdishme të historisë së Lamborghini, duke vendosur aksentin në ëndrrën e themeluesit Ferrucci Lamborghini, i cili ka dëshiruar të bëjë një automobil  supersportiv, prej nga edhe nisën të gjitha projektet.

Kur në fillim të dhjetorit Urus do të prezantohet në publik, Lamborghini do të vazhdojë me auto-brendet luksoze, të cilat sipas traditës, do t’iu ofrohen blerësve.

Modele të ngjashme kanë paralajmëruar edhe Porsche, Bentley, Maserati, Jaguar, Rolls-Royce, Aston Martin dhe Ferrari.


 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress