Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 19.10.2017 05:28

​Lamborghini përkujton SUV-in e parë në prag të premierës së re (Foto)

Milano | 12/10/2017 15:49

Modeli për terren me emblemën e demit, LM002, është prodhuar nga viti 1986 deri 1993, dhe gjatë kësaj periudhe ka prodhuar gjithsej 328 automjete të tilla, transmeton KosovaPress.

Shumë prodhues të automobilave, të cilët në historinë e tyre asnjëherë nuk kanë pasur SUV ose automjete terreni, viteve të fundit po përshpejtojnë punën për prodhimin e tyre.    

Për dallim nga rivali i vet më i madh Ferrari, Lamborghini që disa vite ka përgatitur SUV-in e tij Urus, premiera e të cilit është caktuar për datën 4 dhjetor.

Lamborghini në LM002 ka vendosur motorin 5.2 litra V12 nga modeli super-sportiv Countach.  LM002 mund të zhvillojë në rrugë shpejtësinë 200 km/h, ndërsa për përdorimet e vozitjes jashtë asfaltit ka gomat speciale Pirelli Scorpion.

Automobili ka rezervuar prej 170 litrash, transmeton KosovaPress.


 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress