Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.07.2019 05:34

​Lamborghini kufizon prodhimin për të ruajtur ekskluzivitetin

Romë | 10/07/2019 14:00

Prodhuesi italian pret të shesë më shumë se 8,000 automjete në 2019, që është dukshëm më e lartë se në vitin 2018, kur u shitën 5.750 njësi.

Lamborghini mori atë që donte dhe pritej kur lansoi modelin e tretë, SUV Urus, që shitjet në gjysmën e parë të vitit pothuajse të dyfishohen në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti u shitën 4.553 vetura dhe njeriu i parë i prodhuesit italian, Stefano Domenicali, me të drejtë pret që në fund të vitit 2019 shitjet do të tejkalojnë 8,000 njësi.

Numri i 10.000 makinave figuron si maksimumi që Lamborghini duhet të prodhojë në një moment, në një të ardhme jo shumë të largët, gjatë vitit kalendarik. Domenicali pret që kjo të ndodhë vetëm kur kompania të lansojë modelin e katërt në treg për të cilin ende vetëm spekulohet.

Sipas njoftimeve të marsit të këtij viti, Lamborghini i katërt - krahas modeleve Huracan, Aventador dhe Urus - mund të jetë një Gran tourer me konceptin 2 + 2 ulëse.

Sidoqoftë, Domenicali më pas theksoi se modeli i ri nuk duhet të llogaritet, pasi Lamborghini aktualisht nuk është mjaft i fortë dhe i qëndrueshëm për të investuar në makinën e katërt, transmeton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress