Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 23.10.2019 04:15

​Kina publikon pamje të reja mahnitëse nga misioni në Hënë – foto

Pekin | 24/04/2019 14:42

Chang' 4 dhe Yutu 2 kanë kapur imazhe të reja në misionin e tyre të suksesshëm për të eksploruar anën e errët të Hënës, ndërsa dueti duket të zgjasë studimin e tyre në ditën e pestë lunare.

Në Hënë, cikli i ditës dhe natës është pothuajse 30 ditë në total, secili prej tyre zgjat rreth dy javë, transmeton KosovaPress.

Imazhet e reja të kapura nga roveri kinez, të lansuara këtë muaj, ofrojnë më shumë udhëtimin e misionit pasi një raund i parë fotografish u lansua pas mbërritjes së tyre në kraterin Von Kármán 115 mile të gjerë në janar, transmeton KosovaPress.

Objektivat e misionit lander Chang’e 4 dhe rover Yutu2 përfshijnë analizimin e dallimeve kimike midis anës së Hënës që shihet nga Toka dhe zonës së synuar të misionit.


Sipas një raporti nga Space.com, misioni i Chang'e 4 tashmë ka tejkaluar pritjet. Përkundër rreziqeve dhe pengesave për të eksploruar anën e errët të Hënës, Yutu 2 ka arritur të udhëtojë vetëm 180 metra gjatë qëndrimit të tij një mujor.

Përveç plotësimit të kureshtjes së njerëzve në lidhje me anën e errët të Hënës, misioni do të ndihmojë gjithashtu shkencëtarët të kuptojnë përbërjen e sistemit tonë të hershëm diellor.


Krateret e studiuar nga rover u krijuan nga një përplasjet e vjetra me miliarda vjet ku shtresa e mantelit të Hënës janë të ekspozuara, dhe ku mund të studiohen për të përcaktuar përmbajtjen e saj dhe më shumë.

Chang'e-4 u ul në kraterin Von Karman në pellgun e Jugut Pol Aitken. Ky është një krater i madh që shtrihet në majën më jugore të Hënës. Pellgu është deri tani baseni më i madh i njohur në Sistemin Diellor.

Agjencia kineze e hapësirës shpreson që duke eksploruar basenin më të madh në sipërfaqen e Hënës, ata mund të jenë në gjendje të hedhin dritë mbi historinë dhe gjeologjinë e saj duke mbledhur gurë që nuk janë parë më parë, transmeton KosovaPress.

Studiuesit shpresojnë se thellësia e madhe e kraterit do t'u lejojë atyre të studiojnë mantelin e Hënës - shtresa nën sipërfaqen e saj.

Krateri besohet të jetë i përbërë nga komponentët e ndryshëm kimikë, duke përfshirë torium, oksid hekuri, dhe dyoksid titani.

Shpresohet gjithashtu që duke studiuar këtë krater të thellë prej 8 miljesh në sipërfaqen e Hënës, shkencëtarët mund të gjejnë gjurmë rreth origjinës së mantelit hënor.

Ekziston edhe një arsye tjetër logjike për zgjedhjen e vendit të uljes - krateri është kryesisht i sheshtë në jug të pellgut, pasi kjo rriti shanset për një aterrim të suksesshëm.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress