Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 15.12.2018 01:45

​Kia Proceed Shooting Brake arrin në tetor

Seul | 16/04/2018 16:14

Modeli i tretë i karrocerisë së gjeneratës më të re të modelit Ceed do të ketë premierën në auto-sallonin në Paris.

Sipas informatave, Proceed klasik Coupe nuk është në plan, por Shooting Brake do të ketë versionin e tij prodhues në sallonin e automobilave që do të mbahet në kryeqytetin e Francës, transmeton KosovaPress.

Ky informacion është konfirmuar nga njëri nga udhëheqësit e kompanisë, David Labrosse, në bisedë për Auto Week.


Pritet që Proceed Shooting Brake të jetë më tepër sportiv se sa varianti klasik, në mënyrë që të mos rrezikojë shitjen e karavanit.

Kia pas versionit Shooting Brake pritet t’iu ofrojë konsumatorëve edhe një model nga familja Ceed. Bëhet fjalë për variantin sportiv me pesë dyer, i cili do të ketë shenjën GT.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress