Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 22.10.2018 04:40

​Këtij telefoni mobil ia ka frikën policia: Çfarë mund të bëjë Zanco Tiny?

Londër | 01/01/2018 17:34

Kompania britanike Zanco ka prezantuar një model të ri të telefonit mobil, i cili është më i vogël se sa një kartë krediti.

Pajisja punon në rrjetin 2G, peshon 13 gramë, është 46.7 mm i gjatë dhe 21 mm i gjerë. Ekrani i tij është kaq i vogël, sa vetëm numri që ju thërret është i dukshëm. 

Ka një bateri prej 200 mAh që zgjat tre ditë ose 180 minuta kohë bisede, dhe ngarkohet nëpërmjet një mikro USB. 

Zanco Tiny t1, i cili ende nuk është në dispozicion për shitje, përveç thirrjes, mbështet mundësinë e dërgimit të mesazheve dhe kjo është më së shumti që mund të bëjë. 

Policia tashmë ka shprehur frikën se ky telefon do të jetë shumë popullor në burgje për shkak të lehtësisë së kontrabandës dhe aftësisë për t'u fshehur lehtë.

Megjithëse trendi global është të bëjë telefona më të mëdhenj, disa kompani me sukses vazhdojnë të prodhojnë telefona të vegjël dhe të lehtë për t'u përdorur, si ato në treg që nuk ndjekin zhvillimet teknologjike, transmeton KosovaPress.

 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress