Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 19.02.2019 11:07

​Jaht i prodhuar me dorë në Kolonjë, gati për të dalë në det

| 09/02/2019 12:34

Një jaht në majë të malit në Kolonjë, prodhuar me dorë, gati për të dalë në det. Historia vjen nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili përcolli përpjekjet dhe pasionin e jashtëzakonshëm të qytetarit që ka punuar për të ndërtuar këtë jaht në Kolonjë.

“Në këtë rrënojë, jaht i prodhuar me dorë nga një Lul për së mbari. Jaht që është gati të dalë në det. Ja se çfarë mund të bëjë njeriu kur ka ëndrra, kur ka guxim, kur ka vullnet dhe kur i punojnë duart tamam të arta”, tha Kryeministri Rama.

Kjo histori e rrallë vjen si dëshmi sesi ndërtohen ëndrrat me fuqinë e një pasioni të jashtëzakonshëm.

Loading...

    Shpërndaje


    Artikuj të sponzorizuar

    Më shumë nga KosovaPress