Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 21.09.2018 02:51

​Izraeli përgatit fluturaken e parë për shkuarje në Hënë

Tel Aviv | 10/07/2018 17:10

Fluturakja e parë kozmike izraelite, e cila do të shkojë në Hënë, do të lansohet në dhjetor, njoftoi sot Iniciativa Space IL.

Mediat izraelite transmetojnë se është planifikuar që fluturakja të aterrojë në Hënë më 13 shkurt të vitit të ardhshëm, pas udhëtimit dymujor, transmeton KosovaPress.

Iniciativa Space IL merr pjesë në garat e Google për aterrimin e fluturakes së parë kozmike të financuar privatisht dhe pa ekuipazh në satelitin e vetëm të Tokës.

Ndërtimi i fluturakes nisi para pesë vjetësh në bashkëpunim me industrinë aeronautike të Izraelit, ndërsa do të lansohet me raketën  "Falkon 9", e cila është ndërtuar nga kompania SpaceX.

Ajo do të ndahet nga raketa lansuese në lartësi prej 60 mijë kilometrash mbi Tokë dhe do të hyjë në orbitën e Hënës.

Fluturakja ka diametër dy metra dhe lartësi prej 1.5 metrash. Ka peshë 585 kilogramë para lansimit dhe 180 kilogramë pas lansimit, pasi që do të shpenzojë pjesën më të madhe të karburantit.

Fluturakja do të jetë edhe mision shkencor për të zbuluar sekretet e magnetizimit të shkëmbinjve në Hënë.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress