Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 18.11.2017 12:11

​iPhone X me procesor të njëjtë si iPhone 8, ja sa do të kushtojë

Kupertino | 12/09/2017 20:58

Modeli më i ri i Apple, iPhone X, i prezantuar sonte, do të ketë procesor të njëjtë sikur iPhone 8- çipin A11 Bionic.

Pajisja do të ketë bateri më të fuqishme se sa iPhone 7. Kamera për selfi do të mbështesë fotot portrait dhe lighting. iPhone X do të vijë me 64 GB dhe 256 GB.

iPhone X do të jetë i pranishëm në dy ngjyra, të bardhë dhe të zezë, me çmim duke filluar nga një mijë dollarë.

Apple sonte ka prezantuar edhe mbushësin e ri AirPower, i cili do të jetë mbushësi i ri i modelit iPhone X, orëve të mençura Apple serie 3 dhe Air Pods.

AirPower do të lansohet vitin e ardhshëm, transmeton KosovaPress.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress