Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 30.03.2017 06:45

​iPhone 8, Apple heq dorë nga butonat fizikë

| 17/02/2017 16:58

Pasi hoqi dorë nga kufjet me fishë, Apple përgatitet për një tjetër ndryshim të madh në serinë e produktit të saj më të suksesshëm, iPhone. Ming-Cho Kuo, një analist i njohur në sektorin e telefonave inteligjentë, thotë se iPhone 8 (që si zakonisht pritet të dalë në treg në muajin shtator) nuk do të ketë butonin fizik “Home”.

Butoni fizik do të njësohet me gjithë ekranin me prekje, me ndryshimin e vetëm se në momentin që prek në pjesën ku tek produktet paraardhëse ndodhet ky buton, do të shfaqet ajo që Ming-Chi Kuo e quan “Funciton Area”, ose zona e funksioneve. 

Do të jetë një zonë multifunksionale që jo vetëm do të zëvendësojë butonin tradicional, por edhe do t’i mundësojë kompanisë që të kryejë edhe disa ndryshime të tjera në përmirësimin e dizajnit të pajisjes. 

Objektivi i parë është reduktimi në maksimum i kornizave anësore të telefonit dhe eleminimi i gjithë butonave fizikë, që parashikohet të jetë edhe trendi i këtij viti në tregun e telefonave inteligjentë.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress