Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 17.08.2018 04:56

​Intel shuan projektin për syza të mençura

Redmond | 19/04/2018 14:33

Pasi që para pak muajve prezantoi projektin ambicioz të syzave të mençura Vaunt, Intel tash ka shuar divizionin e cila krijon pajisje bartëse të kompanisë.

Divizioni ishte formuar në vitin 2013, me qëllim që të krijojë pajisje për fitnes dhe syza të mençura, transmeton KosovaPress.

Por, prodhimet e këtij sektori nuk ishin në treg për një kohë të gjatë pavarësisht investimeve qindra milionë dollarësh në këtë projekt.

Ky veprim do të ndikojë në largimin e rreth 200 punonjësve nga ekipi New Devices Group (NDG).

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress