Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 20.04.2019 05:19

​Instagram synon të popullarizojë IGTV

San Francisko | 11/02/2019 17:20

Instagram kërkon që të popullarizojë shërbimin e tij IGTV, i njohur si televizioni i kësaj platforme të këtij rrjeti shoqëror në mesin e përdoruesve të saj, pasi deri më tani nuk ka pasur rezultatet e dëshiruara.

Ky shërbim u publikua për herë të parë në qershor të vitit të kaluar dhe u komentua si kundërpërgjigje ndaj Youtube.

Përmes këtij shërbimi, përdoruesit kanë mundësi të publikojnë video deri në 60 minuta, që ishte një ndryshim i jashtëzakonshëm, pasi deri në atë kohë, ata kishin mundësi të publikonin klipe vetëm deri në 60 sekonda.

Mirëpo, shërbimi nuk po shfrytëzohet aq sa kishin menduar në fillim kreatorët e këtij aplikacioni dhe tani Instagram njoftoi se videot nga IGTV do të publikohen në faqen kryesore, ndërmjet postimeve të përdoruesve./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress