Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 22.05.2019 09:57

​IBM shfrytëzoi fotot e Flickr për projektin e njohjes së fytyrës

| 13/03/2019 14:45

IBM është akuzuar se ka shfrytëzuar fotot e Flickr për një projekt për njohjen e fytyrës pa pëlqimin e njerëzve në foto.

Kompania kishte marrë rreth 1 milion foto nga databaza e fotove të Flickr të përpiluara fillimisht nga Yahoo.

Por, shumë njerëz të cilët janë në foto, kanë thënë se nuk e kanë idenë se si ata janë shfrytëzuar.

IBM tha se kishte respektuar të gjitha kriteret nga rregullat e privatësisë, por një grup i të drejtave digjitale tha se këto sjellje kërcënojnë privatësinë e njerëzve.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress