Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 14.12.2019 08:53

​Hyundai investon 80 milionë euro në Rimac-in kroat

Tokio | 14/05/2019 12:58

Hyundai Motor Group, që e bën Kia, do të investojë 80 milionë euro në Rimac Automobile.

Kompanitë e Koresë së Jugut dhe Kroacisë kanë hyrë në një partneritet strategjik për zhvillimin e makinave elektrike me performancë të lartë.

Kompania e teknologjisë nga Kroacia ka filluar të bëjë makina në vitin 2009 dhe ka hedhur deri tani dy koncepte të automjeteve elektrike me performancë të lartë – Concept One dhe Concept Two.

Ky partneritet do t'i mundësojë Hyundai dhe Kia që të shfrytëzojnë teknologjinë dhe njohuritë e Rimac në zhvillimin e automjeteve EV me performancë të lartë, transmeton KosovaPress.

Projektet e para të përbashkëta për zhvillimin e dy automjeteve elektrike me performancë të lartë priten deri në vitin 2020.

Hyundai Motors dëshiron të përshpejtojë kalimin në lëvizjen e pastër dhe të pozicionojë veten si një lider global në fillimin e këtij ndryshimi në industri.

Një nga masat kyçe për arritjen e këtij tranzicioni është elektrifikimi në të cilin Hyundai Motor Group u angazhua me 44 modele të elektrizuara të planifikuara deri në vitin 2025.

Rimac tashmë e ka vendosur veten si një lider në automjete elektrike me performancë të lartë dhe si prodhues i makinave sportive elektrike.

Hyundai Motor, Kia Motors dhe Rimac do të punojnë ngushtë së bashku për të zhvilluar një veturë sportive elektrike Hyundai N dhe një hibrid, hidrogjen me performancë të lartë dhe motor elektrik.

Vetura sportive e lartpërmendur me motor të Hyundai është duke u zhvilluar për disa vite, duke e çuar konceptin e parë në vitin 2014 nën etiketën Midship.

Një version i ardhshëm i RM15 me 195 kilogramë më pak dhe 300 kuaj fuqi nga një turbo-mbushës 2.0 litra arriti një vit më vonë.

Në 2016, Hyundai ndryshoi më tej formulën dhe dizajnin e saj në versionin e lehtë sportiv RM16 N me dy ulëse, kështu që në qershor të vitit 2018 u miratua prototipi i parë i maskuar i kamuflimit.

Gjigandi i Koresë së Jugut ka ambicie të mëdha me familjen N, së bashku me Veloster N dhe i30 N, i cili është një rival i serishëm për Golf GTI, ndërkohë që priten edhe i20 N SUV dhe Tucson N.

Nga ana tjetër, koncepti i dytë i Rimac është një makinë hibride me katër motorë elektrikë që zhvillojnë 1.914 kuaj fuqi dhe sigurojnë një shpejtësi prej 415 km/h.

Çmimi është 1,795,532 euro dhe Rimac ka shitur të gjitha 150 njësitë e planifikuara vetëm tri javë pas premierës, transmeton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress