Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 22.11.2019 08:10

​Hummer mund të kthehet më 2021, por si një model elektrik

Detroit | 20/10/2019 17:06

Dhjetë vjet pasi General Motors (GM) tërhoqi makinën e famshme të terrenit, vjen lajmi se kompania po punon për një pasues të Hummer-it.

Sidoqoftë, tendencat po ndryshojnë, kështu që në vend të automjeteve me motor SUS, gjenerata e re e Hummer do të jetë me energji elektrike.

Sipas Reuters, GM mund të përdorë emrin e njohur për një seri kamionësh elektrikë dhe SUV që do të prodhoheshin në fabrikën e Detroit-Hamtramck të këtij prodhuesi automobilist amerikan.

Prodhimi pritet të fillojë deri në fund të vitit 2021, dhe GM do të investojë 3 miliardë dollarë në strukturë për të mundësuar prodhimin e modeleve të reja Hummer.

Jo shumë detaje dihen rreth Hummer-it të ri, por thuhet se automjetet e gjeneratës së ardhshme do të pozicionoheshin brenda segmentit premium, transmeton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress