Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 24.10.2017 12:45

​Hej miq, erdhi koha e super makinës, ​Aston Martin Vantage GT8

Prishtinë | 15/04/2016 15:16

Me një prodhim të kufizuar prej vetëm 150 makinash, Aston Martin Vantage GT 8 u ofron klientëve më pak ‘peshë’, më shumë fibra të karbonit dhe aerodinamikë të shkëlqyer.

Këto dhe shumë detaje të tjera e bëjnë këtë makinë ideale për vozitësit që e pëqejnë shpejtësinë, rehatinë dhe sigurinë në vozitje.

Aston Martin Vantage, jo vetëm që vjen më i fuqishëm dhe më mirë i ideuar se ndonjëherë, por gjithashtu përmban një trup të skalitur në mënyrë dramatike me fibër karboni dhe me sistem të mençur të teknikës.

Nën agresivitetin e shtuar vizual, Vantage GT8 vjen me gjashtë shpejtësi me ndërrues manual, si dhe me ‘sportshift’ me shtatë shpejtësi automatike.

150 veturat në dispozicionin do të shiten me çmim që nis nga 165,000 dollarë.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress