Fabrika ndodhet në një zonë industriale dhe punëson rreth 200 njerëz, 60% e të cilëve janë gra.
Presidenti i Ruandës, Paul Kagame mori pjesë në fillimin e prodhimit dhe premtoi se telefonat e parë afrikanë do të jenë në dispozicion të qytetarëve të atij vendi me kredi pa interes deri në dy vjet.
"Njerëzit do të ndihmohen me qasjen në teknologjitë e reja. Telefonat inteligjentë nuk janë më një luks në botë, por një domosdoshmëri, ato janë bërë një domosdoshmëri e pashmangshme në një jetë të përditshme gjithnjë e në rritje," tha Kagame.
Shefi i Grupit Mara, Ashish Takar theksoi se telefonat në Ruanda nuk do të montohen, por do të prodhohen.
"Hapja e fabrikës nuk është vetëm një ëndërr e realizuar për Mara, por është një ëndërr e realizuar për Ruandën dhe tërë Afrikën," tha Takar.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019