Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 22.04.2019 01:05

​Gruaja llogarit numrin pi në 31 biliardë decimale

Redmond | 14/03/2019 19:55

Punëtorja e Google, Emma Haruka Iwao, vendosi rekord të ri duke llogaritur 31 bilionë decimale të pi, raporton BBC.

Rekordi i mëparshëm ishte 22 biliardë decimale. Pi është një numër që pasqyron raportin e perimetrit të rrethit dhe diametrit. Shifrat e tij të para 3.14 njihen, por numri është pafundësisht i gjatë. Një punonjëse japoneze ka zbuluar dhjetore të reja duke përdorur shërbimin cloud të Google, transmeton KosovaPress.

Përcaktimi i numrit decimal është shumë i komplikuar, pasi numri nuk ndjek asnjë formë.

Pi përdoret në shumë shkenca, nga fizika e deri në eksplorimin e hapësirës, si dhe me ndihmën e tij, bëhen llogaritjet e valëve, qarqeve ose cilindrave.

NASA ka llogaritur kështu madhësinë e parashutës së nevojshme për të ulur roverin në sipërfaqen e Marsit ose në momentin kur automjeti hapësinor duhet të përkulet për të hyrë në orbitë rreth planetit.

Iwao thotë se llogaritja "hëngri" 170 terabajt të të dhënave dhe mori 121 ditë për të kompletuar 25 kompjuterë virtualë. Leximi i një numri kaq të gjatë mund të jetë në 332,064 vjet.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress