Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 11.12.2017 12:16

​Google përgatit Android Go për telefona të mençur

Redmond | 06/12/2017 16:45

Qysh në maj të këtij viti, Google premtoi se do të ofronte një version të sistemit operativ Android Oreo, të destinuar për pajisje modile me karakteristika të dobëta.

Bëhet fjalë për sistemin operativ Android Go (edition Oreo), i cili tashmë është transferuar te prodhuesit e pajisjeve dhe zhvilluesit, dhe së shpejti do të jetë në dispozicion për përdoruesit, shkruan The Verge, përcjell KosovaPress.

Android Go është një version i Android Oreo për të ofruar performancë më të mirë në telefona të mençur me 512MB ose 1GB RAM. Për krahasim, Pixel 2 ka 4GB RAM, ndërsa iPhone X ka 3GB RAM. Samsung Galaxy Note 8 ofron edhe 6GB RAM.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress