Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.01.2017 06:49

​Golat më të bukur të vitit në “FIFA 2017” (Video)

Prishtinë | 25/12/2016 16:05

Viti 2016 është drejt fundit dhe kjo periudhë gjithmonë shërben për të bërë përmbledhje e për të kujtuar momentet më të bukura. Loja e futbollit “FIFA” ka bërë të njëjtën gjë, duke publikuar një video ku tregon disa nga golat më të bukur që janë shënuar gjatë këtij viti në këtë video-lojë.

Këto gola vijnë me një surprizë: të gjitha janë të komentuara nga Ray Hudson. Golat janë shënuar dhe janë postuar në internet nga lojtarë të ndryshëm nga e gjithë bota. “FIFA 17” është e disponueshme nga shtatori në PlayStation 4, Xbox One, PC (Origin), PlayStation 3 dhe Xbox 360.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress