Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 29.06.2017 04:15

​Gjigantët hi-tech kundër Donald Trump

| 07/02/2017 16:48

Numri i kompanive amerikane që ushtrojnë aktivitetin e tyre kryesor në fushën e teknologjisë e që kundërshtojnë urdhrin e Donald Trump për ndalimin e emigrantëve nga 7 vende kryesisht myslimane, ka shkuar në 127.

Tesla, Adope, HP, Evernote dhe të tjera i janë bashkuar nismës që i bën ato palë të interesuara në përballjen ligjore mes administratës së Donald Trump dhe gjykatave amerikane për çështjen në fjalë. 

127 kompanitë kanë firmosur një të ashtuquajtur “Amicus Brief” që i lejon të mos përfshihen drejtpërdrejtë në përplasjen mes institucioneve, por që ndjehen të prekura prej kësaj përplasjeje. 

Dokumenti i firmosur nga kompanitë, përfshirë këtu Apple, Facebook dhe Microsoft citon se ato konsiderojnë se ligji i ndalimit të emigrantëve nga shtatë vende “mund të dëmtojë në mënyrë domethënëse interesat e këtyre kompanive”. 

“Ne mbështesim dhe mirëpresim përpjekjet e qeverisë për përmirësimin e sigurisë së qytetarëve, por konsiderojmë gjithashtu se bllokimi, pezullimi apo anulimi i vizave nuk u shërben këtyre përpjekjeve. 

Përkundrazi, ne mendojmë se bën të kundërtën dhe dëmton interesat amerikane”, thuhet në deklaratën e përbashkët të 127 kompanive hi-tech të Shteteve të Bashkuara.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress