Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 08:50

​Gjigantët e pagesave online braktisin projektin e Facebook për “Libra”

Prishtinë | 13/10/2019 21:44

Mastercard, Visa, eBay dhe Stripe janë tërhequr nga përpjekja e Facebook për projektin “Libra”.

Lëvizja e tyre vjen pas tërheqjes së Paypal, siç raportoi Financial Time javën e shkuar.

Kjo është një goditje e rëndë për planet e rrjetit shoqëror që donte ta niste Libran si monedhë ndërkombëtare për t’u përdorur në internet.

Projekti ka pasur vëzhgime të detajuara nga ligjvënës e politikanë, sidomos në SHBA.

Drejtuesi i Facebook, Mark Zukerberg, do të diskutojë projektin “Libra” më 23 tetor me anëtaërt e Komisionit të Shërbimeve Financiare nga kongresi amerikan.

Ligjvënësit kanë ngritur shumë pyetje në lidhje me Libran, si për shembull rreziku i madh për të ofruar një platformë për pastrimin e parave, përcjell Top Channel.

Mercado Pago, një kompani pagesash në Amerikën Latine, po asthu është tërhequr, duke lënë me Libran vetëm PayU, kompaninë holandeze

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress