Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.01.2017 06:46

​Gishtat mbi ekranin e smartphone prodhojnë energji elektrike

| 26/12/2016 14:03

Të transformosh lëvizjet ‘e ngadalta’ si ajo e gishtit mbi ekranin e smartphone, apo valët në det të hapur në energji elektrike.

Një objektiv që deri tani ka qënë i pamunduar, por që mund të transformojë teknologjitë e prodhimit të hapur të energjisë së pastër. Një grup shkencëtarësh të universitetit të Pensilvanisë është duke punuar mbi këtë çështje, pjesë e të cilës është edhe Samsung, dhe rezultatet e para janë publikuar në revistën shkencore Advanced Energy Materials.

Idea e shkencëtarëve është ajo e magazinimit të energjisë së lëvizjeve “të ngadalta’, si lëvizja e gishtit në ekran, që deri tani i shpëton tërësisht pajisjeve të riciklimit të instaluara në disa smartphone. 

Kjo teknologji është pagëzuar me emrin “diodat jonike”, dhe arrin të transformojë në energji elektrike presionin delikat dhe konstant. “Duke i vendosur në gjeneratën e ardhshme të smartphone, shpresojmë të arrijmë të furnizojmë me 40% të energjisë së nevojshme”, ka thënë Qing Wang, një nga autorët e studimit.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress