Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 20.09.2019 02:02

​General Motors tërheq 3.46 milionë vetura në SHBA

Detroit | 11/09/2019 15:30

Prodhuesi i veturave General Motors (GM) do të tërheqë 3.46 milionë automjete pick-up dhe SUV në SHBA për të rregulluar një mosfunksionim të pompës vakum që mund ta bëjë të vështirë për të frenuar dhe rritur rrezikun e një përplasjeje.

Vendimi për revokim në lidhje me modelet e prodhuara nga viti 2014 deri në 2018 nga markat "Cadillac Escalade", "Chevrolet Silverado", "Chevrolet Tahoe", "GMC Sierra", "Chevrolet Suburban" dhe "GMC Yukon", u miratua pasi sasia e vakumit të krijuar nga pompa vakum mund të zvogëlohej me kalimin e kohës, sipas GM në një dokument të paraqitur pranë Administratës Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA).

Autoriteti rregullator hapi një hetim paraprak nëntorin e kaluar për këtë çështje, pasi deri më tash ka pasur nëntë aksidente trafiku dhe dy lëndime, transmeton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress