Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 25.08.2019 07:12

​Galaxy S10 do të ketë kamerë 10MP

Seul | 07/02/2019 18:36

Faqja e internetit të GSMArena ka dalë me informacione interesante për telefonat që vijnë nga linja Samsung Galaxy S10 - Galaxy S10e, Galaxy S10 dhe Galaxy S10 +.

Të tre modelet vijnë me një ekran të ri Super AMOLED, me mbështetje për përpunimin me ngjyra 10-bit.

Kamera Selfi 10MP do të vendoset në një hapje të vrimave në ekran dhe do të ketë mbështetje për OIS dhe 4K video incizim.

Sugjerohet se sensori i gjurmëve të gishtërinjve në modelet Galaxy S10 dhe S10 + është më i shpejtë sesa sensorët konvencional në ekran. Sensori nuk do të mbulojë të gjithë pjesën e poshtme të telefonit, por sipërfaqen standarde.

Samsung Galaxy S10 +, sipas raporteve, vjen me një bateri 4100mAh dhe do të mbështesë mbushjen pa tela, transmeton KosovaPress.

Galaxy S10 dhe S10 + do të jenë në dispozicion në ngjyrë të bardhë, të zezë dhe tirkiz (me opsionin Vivid Blue në tregje të zgjedhura), ndërsa Galaxy S10e do të ketë një variant ekskluziv Vivid Yellow.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress