Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 18.10.2018 05:06

​Ford Focus bëhet me kamerë të pasme prej 180 shkallësh

Detroit | 16/05/2018 18:35

Gjenerata e katërt e Focusit, e cila është prezantuar në prill, do të jetë në ofertë kamerën me kënd të gjerë për vozitje më të sigurt dhe më të lehtë mbrapa.

Në mesin e pajisjes që do t’iu ndihmojë pronarëve të veturave të Fordit të ri do të jetë kamera e pasme prej 180 shkallësh, e vendosur mbi pozitën për tabelën e regjistrimit, transmeton KosovaPress.

Kjo kamerë mbulon një këndë të gjerë prapa automobilit dhe iu ndihmon vozitësve që me rastin e parkimit dhe vozitjes me kohë të vërejnë kalimtarët, biçikletistët dhe automjetet që ndodhen në anën e pasme.

Kamera është e pajisur me sensor të pasmë dhe në rast rreziku apo mos veprimi me kohë të vozitësit, ky sistem frenon në mënyrë automatike dhe parandalon aksidentet.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress