Me debutimin e filmit Star Wars: The Last Jedi, "starwars" ishte njëri ndër fjalëkalimet më të këqija që janë përdorur në vitin 2017, sipas kompanisë së sigurisë SplashData, transmeton KosovaPress.
Fjalëkalimi "starwars" gjendet në listën e kompanisë në vendin 16, menjëherë pas fjalëkalimeve "passw0rd" dhe "hello."
“Hakerët po përdorin terma të përbashkëta nga pop-kultura dhe sportet për të hyrë në llogaritë në internet, sepse ata e dinë se shumë njerëz po përdorin ato fjalë të lehta për t'u kujtuar”, tha Morgan Slain, kryeshef ekzekutiv i SplashData.
SplashData thotë se lista është e krijuar në bazë të më shumë se pesë milionë fjalëkalimeve që kanë rrjedhë gjatë vitit.
Edhe një herë, '123456' është fjalëkalimi më i keq për vitin 2017, pasuar nga "password." Ndër fjalëkalimet më të dobëta janë edhe "123456789" dhe "letmein".
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2018