Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 18.01.2019 01:31

​“Fiat-Chrysler” do të paguajë 800 milionë dollarë për mashtrim

Prishtinë | 10/01/2019 19:28

Kompania italo-amerikane “Fiat-Chrysler” pranoi të paguajë deri në 515 milionë dollarë tek autoritetet e ndryshme amerikane, të cilat e akuzonin se ka pajisur më shumë se 100000 automjete me një pajisje që synonte të mashtronte mbi nivelin e ndotjes, njoftoi sot Ministria amerikane e Drejtësisë.

“Prodhuesi italo-amerikan i automjeteve pranoi gjithashtu të tërheqë automjetet e tij për t’i vendosur brenda normave për të mbyllur paditë”, theksohet në këtë komunikatë.

“Nga ana tjetër ‘Fiat-Chrysler’ dhe prodhuesi i pjesëve për automjete ‘Boch’ pranuan të dëmshpërblejnë me 300 milionë dollarë pronarët amerikanë të automjeteve, në të cilat ndodheshin pajisjet që mashtronin për nivelin e ndotjes”, njofton Ministria e Drejtësisë./KosovaPress/ 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress