Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 18.06.2019 09:47

​Ferrari feston përvjetorin e 90 të garës auto - foto

Maranello | 12/06/2019 15:47

Prodhuesi italian i makinave supersportive ka organizuar një ekspozitë të veçantë në Muzeun e saj Maranello me rastin e shënimit të nëntë dekadave që nga paraqitja e tij e parë në auto-moto.

Ferrari është i njohur në botë si një prodhues i veturave sportive "civile" dhe si pjesëmarrëse në garat e njohura auto-moto, ndër të cilat më tërheqëse është Formula 1 në të cilën ka pasur shumë sukses, transmeton KosovaPress.

Historia e Ferrarit dhe garave të makinave filloi pothuajse një shekull më parë, madje para se të krijohej emri i kompanisë, ndërsa Enco Ferrari ende prodhon  makina gara për Alfa Romeo.

Para Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1939, Enco vendosi të bëhej i pavarur dhe nuk kishte menjëherë mundësinë të përdorte mbiemrin e tij për shkak të një marrëveshjeje me Alfa.

Ai themeloi firmën Auto Avio Costruzioni, i cili krijoi makinën e tij të parë të pavarur për gara - modeli 815, për sezonin e 1940.

Në muzeun e Maranellës ekzistojnë disa modelet më të rëndësishme për gara të kompanisë. Midis tyre janë Ferrari D50, i cili u drejtua nga legjendari Juan Manuel Fangio kur fitoi kampionatin botëror në Formula 1.

Aty është dhe 246 F1, me të cilën Mike Horton gjithashtu u bë kampion në garën F1, si dhe 156 F1, të drejtuar nga John Sertiz në 1963.

Ekspozita me të cilën Ferrari shënon një jubile të rëndësishme u hap më 5 qershor dhe zgjat deri në maj 2020.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress