Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 09.12.2019 11:13

​FBI paralajmëron: Televizorët e mençur mund t'ju spiunojnë

Portland | 02/12/2019 20:30

FBI paralajmëron se televizorët e zgjuar, të cilët, ndryshe nga ata të zakonshëm lidhen me internetin, janë veçanërisht të prekshëm nga sulmet e hakerëve, të cilët kështu mund të hyjnë në shtëpinë tuaj.

Një postim në bllogun e degës FBI të Oregon shpjegon, se ndërsa lidhja e internetit, edhe pse mundëson qasje në shërbime të njohura si Netflix, ajo gjithashtu lejon që hakerët të futen në shtëpinë e dikujt përmes një TV të pasigurt, i cili më pas mund të çojë edhe në hakimin e ruterit.

"Hakerët gjithashtu mund të marrin kontrollin e TV tuaj të pasigurt. Në fund të spektrit të rrezikut, ata mund të ndryshojnë kanalet, lartësinë e zërit dhe t'u shfaqin fëmijëve tuaj video të papërshtatshme, "shkruan FBI në tekstin paralajmërues.

Në skenarin më të keq, sipas FBI, hakerët mund të ndezin kamerën dhe mikrofonin e TV të dikujt në dhomën e gjumit dhe të përgjojnë në heshtje.

Hakerët kanë hakuar tashmë mijëra pajisje inteligjente të Google në janar të këtij viti, transmeton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress