Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 20.07.2018 03:04

​​ FBI: Një ish-inxhinier i Apple nën akuzë për vjedhje të sekretit industrial

| 11/07/2018 12:30

Një ish-inxhinier i ‘’Apple’’ është vënë nën akuzë për vjedhje të sekreteve industriale në lidhje me një projekt të makinave autonome, disa ditë nga largimi i tij për t’u punësuar tek një kompani e re inovative kineze.


Xiaolang Zhang, i cili ndodhet në paraburgim rrezikon deri në 10 vite burg dhe një gjobë deri në 250 000 dollarë, sipas një kopje të ankesës së FBI-së e depozituar të hënën dhe e publikuar on line.

Xiaolang Zhang avait été embauché par Apple en décembre 2015 pour rejoindre une équipe développant du matériel et des logiciels pour des véhicules autonomes, un projet qui était un “secret bien gardé”, selon la plainte.

Xiaolang Zhang u punësua nga Apple në dhjetor të vitit 2015 për tu bërë pjesë e një stafi që hulumtonte për materiale dhe pajisje për automjete autonome, një projet që ishte një ‘’sekret i ruajtur më së miri’’, sipas ankesës.

Inxhinerieri mori lejen e prindërimit në muajin prill dhe u kthye së bashku me familjen e tij në Kinë. Në momentin e rikthimit në punë, ai i shprehu njërit prej drejtuesve të tij se do të jepte dorëheqjen për t’u rikthyer në Kinë për t’i qëndruar pranë nënës së tij të sëmurë.

Por ai konfirmoi gjithashtu se parashikonte të punonte për një kompani të re inovative kineze në fushën e makinave autonome, e quajtur ‘’Xiaopeng Motors’’, ose XMotors, në Kanton (jug të Kinës), sipas teksit.

Duke gjykuar se Zhang po tregohej ‘’i dyshimtë’’ në deklaratat e dhëna, supervizori thërret një ekip të sigurisë së Apple, që ka konstatuar të gjithë materialin që i përkiste kompanisë që ishte në zotërim të tij, duke e larguar nga kampusi.

Ekipi konstatoi se angazhimi i Zhang në punë në rrjetin e kompanisë ishte rritur në ‘’mënyrë befasuese’’ gjatë ditëve përpara kthimit të tij nga pushimi i prindërimit.

Më vonë, Zhang pranoi gjithashtu se ka transferuar të dhëna dixhitale të Apple në kompjuterin e bashkëshortes, bënte të ditur FBI-ja në ankesën e saj.

Zhang po kthehej në Kinë me një biletë të minutës së fundit ndërsa agjentët e FBI-së e arrestuan në aeroportin e San Jose-së.




Temat:

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress