Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 18.08.2018 10:17

​FBI nis hetimin ndaj Cambridge Analytica

| 16/05/2018 10:36

Ministria amerikane e Drejtësisë dhe FBI-ja nisën hetimin ndaj Cambridge Analytica (CA), kompania britanike në zemër të skandalit me të dhënat e përdoruesve të Facebook, raportoi të martën ‘’New York Times’’.

”Disa dëshmitarë të rëndësishëm janë marrë në pyetje”, saktësoi e përditshmja amerikane.

CA-ja është e akuzuar se ka mbledhur dhe përdorur pa aprovimin e tyre të dhënat personale të 87 milionë përdoruesve të Facebook-ut.

Këto informacione u përdorën për përpilimin e një sofware që do të mundësonte për të ndikuar në votën e zgjedhësve me ndikim në fushatën presidenciale amerikane të vitit 2016, ku u shpall fitues Donald Trump.

Kompania njoftoi në fillim të muajit se kishte nisur procedurat e falimentimit dhe ndërprerjen e menjëhershme të gjithë operacioneve të saj, duke vlerësuar se imazhi i saj po keqpërdorej me të padrejtë.


Temat:

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress