Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 21.11.2019 12:25

​Facebook përgjoi dhe mblodhi mesazhet me zë nga përdoruesit

San Francisko | 14/08/2019 19:10

Lajmet që Facebook po rrezikon privatësinë e përdoruesve nuk është më një surprizë dhe është bërë e zakonshme.

Këtë herë, sipas Bloomberg, kompania ka paguar mijëra kontraktues të jashtëm për të dëgjuar dhe regjistruar mesazhe audio/zëri nga Facebook Messenger.

Kontraktuesit tregojnë se ata kanë dëgjuar bisedat e përdoruesve, ndonjëherë me përmbajtje vulgare, por nuk e dinë pse Facebook-ut i duhen transkriptet e këtyre mesazheve.

Facebook ka konfirmuar se ka regjistruar mesazhe me zë, dhe ka premtuar se nuk do ta bëjë më këtë.

Kompania vuri në dukje se ajo ndaloi të dëgjonte përmbajtje audio nga njerëzit vetëm një javë më parë, transmeton KosovaPress.

Mark Zuckerberg, CEO i Facebook, mohoi më herët para Kongresit amerikan se kompania po mblidhte përmbajtje audio nga përdoruesit për të krijuar reklama përkatëse ose duke përcaktuar se çfarë mund të shohin përdoruesit në burimet e tyre të lajmeve, dhe e quajti gjithë këtë një "teori konspirative".

Nga ana tjetër, kompania pranon se ka qasje në mikrofonat e përdoruesve nëse këta të fundit aprovojnë aplikacionin dhe në mënyrë aktive përdorin një veçori specifike që kërkon tinguj (çelës mikrofoni në Messenger-in për bisedë).

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress