Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 10.12.2019 07:31

​Facebook do të lejojë bartjen e fotografive në Google

San Francisko | 03/12/2019 13:27

Përdoruesit që kanë fotografi të vlefshme në Facebook dhe dëshirojnë të kenë kontroll të plotë mbi to, do të jenë në gjendje që me lehtësi të migrojnë në Google Photos dhe shërbime të tjera cloud në të ardhmen.

Ky veprim nga Facebook është pjesë e nismës së Projektit për Transferimin e të Dhënave, me pjesëmarrjen e Google, Apple, Microsoft dhe Twitter, qëllimi i përbashkët i të cilëve është të bëjnë më të lehtë për përdoruesit të kontrollojnë të dhënat.

Projekti gjithashtu do të lehtësojë migrimin e të dhënave midis të gjithë partnerëve, duke u dhënë përdoruesve lirinë të zgjedhin ofruesit e ruajtjes. Për fillestarët, transferimi i thjeshtë i imazheve nga Facebook në shërbimet e Google është aktivizuar këtë javë për përdoruesit në Irlandë, ndërsa pjesa tjetër e botës do të marrë të njëjtën mundësi vitin e ardhshëm, transmeton KosovaPress.

Projekti ka të gjitha masat e nevojshme të sigurisë në mënyrë që vetëm pronarët e tyre të kenë mundësi të përdorin të dhënat, si dhe mbrojtje nga humbja e mundshme e të dhënave.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress