Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 07.12.2019 04:24

​Ende asnjë gjurmë nga tualeti prej ari

| 15/11/2019 13:10

Personi i gjashtë është arrestuar nga policia për vjedhjen e tualetit prej ari.

Autoritetet ende nuk kanë arritur të gjejnë veprën artistike me vlerë 6 milionë dollarë që u vodh Pallati Blenheim në 14 shtator.

Një 35-vjeçar londinez u arrestua me dyshimin se ka vjedhur tualetin dhe është në arrest policor.

Tualeti 14 karatësh, America, ishte në një ekspozitë nga artisti konceptual Maurizio Cattelan.

Vizitorët ishin ftuar ta përdorin tualetin gjatë periudhës që ndodhej në ekspozitë.

Vjedhja e tualetit shkaktoi dëme të mëdha dhe përmbytje pasi ishte e vendosur në ndërtesë.

Pesë persona të tjerë janë arrestuar më parë në lidhje me vjedhjen, por janë liruar ndërsa hetimet vazhdojnë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress