Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 11.12.2017 02:59

​Edhe Dielli përshëndet 2017-ën!

| 01/01/2017 17:05

​Edhe Dielli përshëndet ardhjen e vitit 2017 dhe e bën sipas mënyrës së vet, me një mori grimcas që do të ngjyrosin qiellin e Arktikut me aurora spektakolare.

Kjo valë grimcash (erë djellore) po udhëton drejt Tokës me shpejtësinë e 600 kilometrave në sekonde dhe sipas Agjencisë Amerikane për Atmosferën dhe Oqeanet (NOAA), mund të godasiN planetin tonë për pak javë.

Por, asnjë panik. Nuk do të ketë asnjë rrezik për sistemet e komunikimit dhe satelitët, por vetëm aurora shkëlqyese në qiejt e poleve.

Këtë erë në drejtim të Tokës e shkaktoi një vrimë që është krijuar në zonën më të jashtme të atmosferës së Diellit, ndryshe një rajon më i ftohtë dhe më i errët ku fushat manjetike përshpejtojnë fluksin e grimcave të prodhura nga ylli jonë.

Ky fenomen është i dukshëm në imazhet e regjistruara nga observatori diellor i NASA-s, sateliti “Solar Dynamics Observatory”.


 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress