Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 12.12.2018 05:21

​Drejtoresha e Huawei arrestohet në Kanada, SHBA kërkon ekstradimin e saj

Uashington | 06/12/2018 18:54

Gjiganti i teknologjisë kineze Huawei njoftoi se nuk ka njohuri për shkeljet e supozuara financiare të drejtoreshës financiare Meng Wanzhou, e cila është arrestuar në Kanada.

Mediat amerikane raportojnë se SHBA po kërkon ekstradimin e Meng Wanzhou për shkak të dyshimit se ka shkelur sanksionet amerikane kundër Iranit.

Vajza e themeluesit të Huawei u arrestua në Vankuver, më 1 dhjetor.

"Kompania mori pak informacion në lidhje me akuzat dhe nuk iu referua as gabimeve të bëra nga  Meng," tha Huawei në një deklaratë.

Në Kanada, u njoftua se lirimi me kusht i drejtoreshës së Huawei do të vendoset nesër nga gjykata.

Autoritetet kineze protestuan ashpër për arrestimin, duke pretenduar se Meng nuk e kishte shkelur ligjin.

Tregu botëror i aksioneve sot po shënon humbje të mëdha pas arrestimit të drejtoreshë së kompanisë teknologjike kineze Huawei, e cila mund të pengojë përparimin në bisedimet tregtare midis SHBA-së dhe Kinës.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress