Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 17.10.2018 10:42

​‘Do të jetojmë deri 130 vjet me tru dhe trup të ri”

Nju Jork | 16/05/2018 19:48

Njerëzit në të ardhmen do të jetojnë 130 vjet, dhe do të kenë trupin dhe trurin aq të freskët sikurse në rini, pretendojnë gjenetikët.

Terapia gjenetike mund të jetë çelësi i një jete më të gjatë, jo vetëm kur bëhet fjalë për një trup më të ri, por edhe për një mendje të rinuar, transmeton KosovaPress.

Shkencëtarët e Harvardit, të cilët filluan eksperimentet paraprake në qenë, thonë se mund t’i bëjnë kafshët më të ri duke shtuar "udhëzime" të reja të ADN-së në qelizat e tyre.

Projekti është i bazuar në hulumtimet e mëhershme, të cilat kanë treguar se “ndërtimi” i gjeneve te organizmat e thjeshtë sikurse janë mizat dhe krimbat mund të zgjasë për dy herë jetëgjatësinë e tyre. Shkencëtarët besojnë se ky proces mund të implementohet edhe te njerëzit. 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress