Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 20.04.2019 05:24

​Dita ndërkombëtare e internetit të sigurt, disa nga rreziqet

Prishtinë | 10/02/2019 08:18

Rreziqet nga përdorimi i internetit rriten sa më shumë që fëmijët shkathtësohen në përdorimin e pajisjeve të teknologjisë informative.

Ata krijojnë një lloj pavarësie e cila mund të nxisë zbulimin dhe gjetjen e mjeteve dhe mënyrave të komunikimit dhe informacioneve në faqe të internetit që kanë përmbajtje të papërshtatshme për moshën e tyre.

Rreziqet për fëmijët gjatë përdorimit të internetit mund të jenë:

• Përdorimi i tepruar i internetit në dëm të aktiviteteve sociale dhe fizike në natyrë, të cilat janë shumë të rëndësishme për shëndetin dhe zhvillimin social të fëmijës.

• Rrezik për dëmtime fizike, ngacmime, abuzim fizik dhe seksual nga personat me të cilët fëmijët mund të organizojnë dhe realizojnë takime të drejtpërdrejta.

• Ekspozimi ndaj përmbajtjes së paligjshme dhe të dëmshme, si pornografia¬, lojëra të ndryshme të dhunshme dhe kontaktet me përdorues të panjohur.

• Krijimi dhe shpërndarja e përmbajtjes së paligjshme dhe të dëmshme nga vetë fëmijët tuaj.

• Ekspozimi ndaj fjalimeve, teksteve dhe imazheve raciste dhe diskriminuese.

• Të pretenduarit e të qenit dikush tjetër, me qëllim për të mashtruar, dëmtuar, ngacmuar apo detyruar dikë tjetër.

• Kontakte të padëshirueshme, veçanërisht me mashtrues me të rritur, që paraqiten si fëmijë. Zbulimi i informatave personale mund të çojë deri te rreziku i dëmtimit fizik.

• Marrja dhe postimi i fotove të papërshtatshme, pa marrë paraprakisht lejen, mund të jetë e dëmshme për të tjerët.

• Shpifja dhe dëmtimi i reputacionit.

• Falsifikimi i moshës së një personi ku fëmijët pretendojnë të jenë më të vjetër, me qëllim për të fituar qasje në faqet e internetit që janë të lejuara vetëm për të rritur dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme për fëmijë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress