Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 23.02.2019 02:59

​Dhuratë për koleksionistët: Shitet një kopje e rrallë Ferrari Dino - foto

Londër | 10/02/2019 17:01

Ferrari Dino 246GT i ruajtur nga 1971 do të jetë më 23 shkurt në ankandin tradicional të Silverstone në Angli.

Është një makinë shumë e rrallë, pasi një nga vetëm 235 kopje është bërë me timon në anën e djathtë. Përveç kësaj, supozohet se vetëm 2 ose 3 makina me timon në anën e djathtë janë prodhuar fillimisht në ngjyrën e kaltër Azzuro Dino, transmeton KosovaPress.

Brendësia e automjetit është e mbuluar me lëkurë Nero, dhe makina është e pajisur me një radio. Ajo u shit te konsumatori i parë në dhjetor 1971, dhe që atëherë ka ndryshuar katër pronarë dhe ka kaluar 83,341 km.


Motori është servisuar në detaje në vitin 1991, dhe po atë vit është ngjyrosur me ngjyrën origjinale të kaltër. Pronari aktual deklaron se në 2018 ai zëvendësoi frenat, si dhe pjesë të sistemit të pezullimit.


Pritet që kjo kopje e rrallë klasike Ferrari Dino nga gjysma e shekullit të kaluar të arrijë çmimin e ankandit prej 240,000 deri 280,000 funte.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress