Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 22.09.2019 06:30

​Dështon lansimi i raketës Arianespace Vega në Amerikën e Jugut

Bruksel | 11/07/2019 17:44

Lansimi i raketës Arianespace Vega u rrëzua herët në mëngjes dhe ngarkesa që duhej të mbante ishte humbur, njoftoi kompania evropiane Arianespace.

Një zëdhënëse e lansuesit të raketave i tha agjencisë franceze të lajmeve AFP se problemet ndodhën dy minuta pas nisjes nga poligoni i Kourout në Departamentin francez të jashtëm të Guiana në Amerikën e Jugut.

Kjo është hera e parë që raketa është rrëzuar dhe kompania kërkoi falje për humbjen e ngarkesës.

Raketa Vega duhej të lansonte satelitin vëzhgues FalconEye 1 për nevojat e Emirateve të Bashkuara Arabe. Sateliti u prodhua nga Airbus dhe kompania hapësinore Thales Alenia Space.

Xhirimet satelitore duhet të përdoren për hartimin, mbikëqyrjen e tokës bujqësore, planifikimin urban dhe mbikëqyrjen e kufijve dhe brigjeve, transmeton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress