Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 24.02.2017 06:15

​Cortana do të bëjë promemorie

| 13/02/2017 17:13

Cortana, asistenti virtual i Microsoft do të ketë funksione të reja. Programimi, falë teknologjisë së inteligjencës artificiale do të mundë tu kujtojë përdoruesve angazhimet e tyre që janë në postën elektronike.

Në mënyrë të lehtë do të gjenerojë promemorie automatike nga emaili. Për momentin ky funksionka dalë në Shtetet e Bashkuara për ata që përdorin Windows 10. 

“Cortana e ka tashmë një funksion promemorie por do të shkojë më tej. Falë ‘machine learning’, programi do të jetë në gjendje të analizojë mesazhet e postës elektronike, për të njohur automatikisht propozimet dhe impenjimet në mesazhe, detyrat e punës dhe aktivitetet me miqtë. Në bazë të tyre do të sugjerojë një promemorie”, bën të ditur Microsoft në blogun e tij. 

Ky funksion fillimisht do të integrohet në Outlook.com dhe Office 365, por në të ardhmen do të suportojë dhe llogari të tjera, si Gmail.

Për momentin është i disponueshëm në SHBA për ata që kanë kompjuter me Windows 10 dhe në javët e ardhshme do të suportohet edhe për iOS dhe Android. Përdoruesit duhet ta autorizojnë për ta aktivizuar.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress