Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 26.04.2018 09:52

​Cilët telefona të mençur mund t’i presim në vitin 2018?

Londër | 31/12/2017 21:24

Nuk mund të thuhet sigurt se kur modelet e telefonave të mençur do të dalin në shitje për vitin 2018, duke pasur parasysh se praktika ka treguar se kompanitë e mëdha shpesh dinë të ndryshojnë datën e publikimit.

Mediat amerikane thonë se konsumatorët nuk duhet të marrin vendime për blerjen e telefonave të rinj bazuar në njoftimet zyrtare dhe për shkak të faktit se   telefonat e mençur dalin në shitje disa javë pas prezantimit.

Sipas vlerësimeve, ne mund të presim Samsung Galaxy S9 dhe S9 + dhe LG G7 dhe G7 + në shkurt dhe mars 2018.

Disa nga telefonat më të mirë në Kinë mund të paraqiten në pranverë. Xiaomi do të jetë në gjendje të paraqesë Mi 7 në prill dhe HTC do të prezantojë modelin U12 në muajin maj, transmeton KosovaPress.

Supozohet se qershori do të përfshijë OnePlus 6 dhe ZTE Nubia Z18. Po ashtu në këtë muaj edhe Sony pritet të prodhojë modelin Xperia XZ Pro-A.

Sipas vlerësimeve të fundit në vjeshtë, mund të presim versionet e përditësuara të telefonave të preferuar duke përfshirë Note 9, Xiaomi Mi Mix 3 dhe LG V40.

Lista e telefonave që duhet të paraqitet në tetor 2018 përfshijnë Google Pixel 3 XL, ZTE Nubia Z18S, Xperia XZ2 dhe HTC U12 +.

Para fundit të vitit 2018, Moto Z 2019 (ndoshta Z3) duhet të prezantohet në publik, dhe në dhjetor modeli OnePlus 6T. Ndërsa, presim ndonjë befasi të madhe nga Apple pas publikimit të sivjetmë të modelit iPhone X, por për këtë është ende herët të flasim./KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress