Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 18.08.2018 05:57

​Çdo e dyta Audi do të jetë SUV

Ingolshtat | 12/06/2018 19:50

Audi është shprehur i kënaqur me shitjen e SUV, pasi nga fillimi i vitit 2018 ka porositur rreth 287.500 njësi të modelit Q, që është 36,6% e shitjes së përgjithshme të gamës së tij.

Kompania nga Ingolshtati vlerëson se deri në vitin 2025, klasa SUV do të jetë sektori më i rëndësishëm i Audi, e cila do të përfshijë 50% të shitjes së përgjithshme, transmeton KosovaPress.

Modeli më i popullarizuar është Q5 me 24.700 njësi të shitura vetëm gjatë majit dhe 125.750 nga fillimi i vitit në gjithë botën. 

Audi në pesë muajt e parë të vitit 2018 ka shitur 258.413 automjete në Kinë dhe çdo e pesta veturë e shitur ishte SUV Q5. 

Shitja ka shënuar rritje dhe në Amerikën Veriore për 1,6%, derisa në Evropë ka shënuar rënie të ultë.

Temat:
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress