Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 17.07.2018 09:17

​Byzylyku që njofton policinë kur jeni në rrezik pa e prekur fare

Londër | 16/04/2018 14:27

Studentët kanë zhvilluar një teknologji bartëse, e cila synon të parandalojë sulmet seksuale.

Jayun Patel ka dizajnuar një byzylyk që alarmon policinë nëse bartësi i saj do të sulmohet papritur, transmeton KosovaPress.

Byzylyku i mençur u dërgon autoriteteve koordinatat e vendit ku ndodhet personi i sulmuar.

Ekipi që ka krijuar byzylykun, profesor Ragib Hasan dhe studenti i tij Jayun Patel shpresojnë se pajisja mund të parandalojë sulmet seksuale, të cilat janë jashtëzakonisht të shpeshta në kampuset e kolegjeve në SHBA.

Byzylyku i mençur posedon sensorin e presionit, GPS dhe mikrofonat.

Sensorët i lejojnë byzylykut që të mbledhin të dhënat e aktiviteteve të përdoruesit dhe shenjave vitale në mënyrë të vazhdueshme. Pajisja detekton ndryshimet në lëvizjet e rregullta të personit që e bart atë dhe nëse heton lëvizje të pazakonshme që mund të jenë indikator i ndonjë sulmi, atëherë i dërgon sinjalet në polici.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress