Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 06:12

​Business Competence padit Facebook për kopjimin e një aplikacioni

| 06/10/2019 18:16

Një gjykatë në Milano e specializuar për mosmarrëveshjet e biznesit vendosi të martën që Facebook duhet t’i paguajë kompanisë kompjuterike italiane, Business Competence, 350 mijë euro dëmshpërblim për kopjimin e një prej aplikacioneve të saj.

Bëhet fjalë për aplikacionin Faround, i lançuar nga kompania italiane në tetor 2012 për të ndihmuar përdoruesit të gjejnë baret dhe restorantet që mund të jenë me interes në zonat pranë tyre.

Në dhjetor të këtij viti, Facebook ftoi përdoruesit e tij të shkarkojnë një aplikacion të ngjashëm me atë të kompanisë italiane, “Nearby Places”.

Gjykata ka shpallur Facebook fajtor duke mbështetur pretendimin se “Nearby Places” bazuar në përmbajtje dhe format ishte identik me “Faround” të kompanisë italiane.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress