Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.07.2019 05:34

​Bullgaria blen aeroplanët amerikanë

Sofje | 10/07/2019 18:35

Qeveria e Bullgarisë vendosi sot të blejë tetë aeroplanë luftarakë amerikanë F-16 në vlerë 1.25 miliard dollarë.

Qeveria në Sofje dha miratimin e ministrit të Mbrojtjes Krasimir Karaçanov për të nënshkruar një kontratë për blerjen e avionëve.

Zëvendësministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjananov tha se kontrata përfshin aeroplanë, armë, pajisje dhe trajnim pilot.

Pritet që aeroplanët të dorëzohen deri në vitin 2023.

AP kujton se vendimi duhet të miratohet nga parlamenti, por do të jetë relativisht i lehtë, pasi koalicioni qeverisës ka shumicën.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress