Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 19.11.2019 12:03

​Breshëri sa një top golfi ‘bombardon’ Gjermaninë

Berlin | 11/06/2019 14:54

Një stuhi me kokrra breshëri në madhësinë e topave të golfit, goditi Gjermaninë jugore duke shkaktuar dëme të mëdha.

Kokrrat e breshrit shkatërruan grilat e një shtëpie, parë nga imazhet mbresëlënëse të transmetuara nga të gjitha televizionet. Pati edhe thyerje të shumta të xhamave të makinave.

Zjarrfikësit ndërhynë për të dhënë ndihmën e duhur, pasi shumë nga bodrumet ishin tejmbushur me ujë.

Ndërkohë që dëmet janë duke u llogaritur, vendi është i ndarë në dy situata: moti i keq godet në jug dhe në perëndim të vendit, ndërsa në lindje shkëlqen dielli me temperatura të larta./atsh/

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress