Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 25.04.2017 10:17

​BMW vendos për tërheqjen e mbi 193.000 automjeteve në Kinë

| 26/12/2016 09:33

​Prodhuesi i automjeteve BMW, do të tërheqë nga Kina 193.611 vetura.

Pajisja për testimin e cilësisë në Kinë njoftoi se arsyeja për tërheqjen e veturave nga Kina është një gabim në airbeg.

Tërheqjes do ti nënshtrohen modelet BMW-së 120i, 130i, 316i, 320i, 325i, 330i, 335i, X1, X3, X5, X6 dhe M3 të cilët Kina i ka importuar në periudhën mes 9 dhjetorit 2005 dhe 23 dhjetorit 2011. Bëhet fjalë për 168.861 vetura.

Përveç kësaj, do të tërhiqen edhe 24.750 veturaa të serisë 320i, 325i dhe X1, të prodhuara mes 12 korrikut 2005 dhe 31 dhjetorit 2011.

Procesi i tërheqjes së veturave do të fillojë në gusht të vitit të ardhshëm, ndërsa pjesët e dëmtuara do të zëvendësohen pa pagesë.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress